Art&Argëtim

Anxhela Peristeri: Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion

15 Qershor 2022, 10:50 Nga j.c
Anxhela Peristeri: Dua të përfaqësoj Greqinë në
Anxhela Peristeri

TIRANË- Këngëtarja Anxhela Peristeri ka folur në për eksperinecën e saj në Eurovizion 2021. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën” ndërkohë që u pyet nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë por dëshiron që herës tjetër të përfaqësojë Greqinë.

"Do përfaqësoja Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente,”-tha ajo.

Këngëtarja ka folur gjithashtu edhe për jetën e saj private ku vetëm pak muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje shumëvjeçare me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.  Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh. 

anxhela peristeri

Sondazh

Poll