Art&Argëtim

Tronditen fansat e 'BTS', grupi njofton ndarjen, anëtarët fokusohen te karriera solo

Sipas një raporti në Deadline, disa prej anëtarëve të grupit këmbëngulën që mos të ndaheshin.

15 Qershor 2022, 07:53 Nga A.B
Tronditen fansat e 'BTS', grupi njofton ndarjen, anëtarët
BTS

KORE E JUGUT- Grupi korean me famë botërore BTS ka ndarë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e tyre. Anëtarët e grupit – RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jungkook – njoftuan se po bëjnë një pauzë në mënyrë që secili prej tyre të vazhdojë karrierën solo.

Një prej pjestarëve të grupit, RM tha: "Problemi me K-pop dhe të gjithë sistemin e idhujve është se ata nuk ju japin kohë për t'u pjekur. Duhet të vazhdosh të prodhosh muzikë dhe të vazhdosh të bësh diçka”.

Sipas një raporti në Deadline, anëtarët e tjerë të grupit këmbëngulën që grupi të mos ndahej.

Reperi J-Hope tha: “Duhet të kalojmë pak kohë të ndarë për të mësuar se si të jemi sërish një. Shpresoj që ju të mos e shihni këtë si një gjë negative dhe ta shihni si një plan të shëndetshëm.

Vokalisti kryesor Jimin shtoi: "Tani ne po fillojmë të mendojmë se çfarë lloj artistësh duam të kujtohemi nga fansat tanë".

Reperi Suga tha: “Nuk është se po ndahemi”.

Tronditen fansat e 'BTS', grupi njofton ndarjen, anëtarët

RM, Jimin, J-Hope, Suga, Jungkook, V dhe Jin formuan grupin në vitin 2010 dhe debutuan tre vite më vonë, duke u bërë sensacion mbarëbotërore me këngë të tilla si Dynamite, Boy With Luv dhe Butter.

Vitin e kaluar, BTS ishte grupi i parë aziatik që fitoi artistin e vitit në American Music Awards, dhe madje u takuan me Presidentin e SHBA Joe Biden në maj për të folur për krimet e urrejtjes që synojnë aziatikët.

grupi bts ndahet grupi bts

Sondazh

Poll