Art&Argëtim

VD- Frikë për shëndetin e tij, Tom Hanks shfaqet duke u dridhur në publik

Gjendja shëndetësore e aktorit Tom Hanks ka shqetësuar fansat

15 Qershor 2022, 08:42 Nga A.B
VD- Frikë për shëndetin e tij, Tom Hanks shfaqet duke u dridhur
Tom Hanks

SHBA- Dalja e fundit në publik e Tom Hanks ka ngjallur shumë shqetësim për shëndetin e aktorit. Ai, nuk mundi që të ndalonte dridhjen e dorës, raporton Daily Mail. 65-vjeçari organizoi një premierë për filmin e ri të Baz Luhrmann-it, Elvis, mirëpo të gjithë u habitën nga sjellja e Hanks.

"Nuk ka vend më të mirë në botë për të bërë një film se sa këtu në Bregun e Artë," tha ai me mikrofonin në dorën e djathtë dhe dorën e majtë në xhep.

Ndërsa dora e tij dridhej, Hanks u përpoq ta kontrollonte, duke vendosur dorën e majtë në fund të mikrofonit, poshtë të djathtës. Ai gjithashtu u përpoq edhe të ndërronte duart mirëpo të gjithë e vunë re dridhjen e tij. 

tom hanks shba

Sondazh

Poll