Art&Argëtim

Sunny Hill në Tiranë, VV: Rama e vodhi, garë e pistë e predatore kundër Kosovës

Zaimi ka shtuar se Qeveria Rama me këtë veprim ka dhënë mesazhin se Qeveria e Kosovës sa herë të negociojë me bizneset nuk do të ketë përball vetëm kompanitë por edhe Ramën.

14 Qershor 2022, 23:18 Nga I.A

Sunny Hill në Tiranë, VV: Rama e vodhi, garë e pistë e

KOSOVË- Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi ka reaguar për zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Zaimi shkruan se kjo është një sjellje predatore e qeverisë Rama. Zaimi ka shtuar se Qeveria Rama me këtë veprim ka dhënë mesazhin se Qeveria e Kosovës sa herë të negociojë me bizneset nuk do të ketë përball vetëm kompanitë por edhe Ramën.

“Nuk është lajm fakti se Dukagjin Lipa i publikoi datat e organizimit në Tiranë vetëm pak minuta pasi i dërgoi letër Qeverisë së Kosovës. Pra nuk është lajm që letra e tij në fakt s’u shkrua për të pritur përgjigjen. Por lajm është sjellja predatore e Qeverisë Rama. Po jepet mesazhi se tash e tutje, sa herë që Qeveria e Kosovës negocion me ndonjë biznes për të gjetur ekuilibrin mes interesave publike e private, përballë nuk do të ketë thjesht kompanitë private, por edhe Ramën. Shumë keq, sepse po nisi një “garë” e tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të fitojë veç kapitali privat dhe politikanët e blerë prej tij. Kjo “garë” do ta lërë krejt të shkatërruar interesin publik. Nuk do të duhej Qeveria e Shqipërisë të niste një “garë” të pistë e predatore kundër Kosovës. 

Sunny Hill në Tiranë, VV: Rama e vodhi, garë e pistë e

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

arbër zaimi

Sondazh

Poll