Art&Argëtim

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj: Ejani nga 4 -7 gusht, kush nuk vjen dot, do i rimbursojmë biletën

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se të gjithë ata persona nga Kosova që kanë biletat dhe nuk vijnë dot, do të rimbursohen.

14 Qershor 2022, 21:21 Nga I.A

 

Sunny Hill në Tiranë, Veliaj: Ejani nga 4 -7 gusht, kush nuk vjen dot,
Dua Lipa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për zhvendosjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se të gjithë ata persona nga Kosova që kanë biletat dhe nuk vijnë dot, do të rimbursohen.

E njëjta datë, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje e ndryshme! Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë. Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Rimbursimi do të realizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

sunny hill ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll