Bota

Deputetja e PDK-së: Të refuzosh Dua Lipën, i ke thënë JO promovimit të Kosovës

Ajo ka thënë se kushdo që refuzon Dua Lipën është sikur t’i thuash jo promovimit të Kosovës.

15 Qershor 2022, 09:16 Nga A.B
Deputetja e PDK-së: Të refuzosh Dua Lipën, i ke thënë
Ariana Shoshi

KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas anulimit të Sunny Hill dhe mbajtjes së festivalit në Tiranë. Ajo ka thënë se kushdo që refuzon Dua Lipën është sikur t’i thuash jo promovimit të Kosovës.

REAGIMI I SAJ I PLOTË:

Më shumë e ka përfaqësu  Dua se Vjosa, Albini e Donika bashkë!Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim,  pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas. Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ka shumë nevojë! Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!

Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

sunny hill ne tirane ariana musliu shoshi

Sondazh

Poll