Politike

Berisha: Nushi hoqi ligjin që të futeshin ilaçet serbe, edhe letrat higjenike blihen me tendera sekretë

Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

14 Qershor 2022, 20:02 Nga I.A

Berisha: Nushi hoqi ligjin që të futeshin ilaçet serbe, edhe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

Kreu i PD tha se kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta. Sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit. Sakaq, kreu i selisë blu deklaroi se Vilma Nushi nuk është gje tjetër veçse një oligarke.

"Ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE. Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Një punonjëse bashkie, na bëhet ministre. Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto. Kjo ministre, porosit 50 respiratorë kur ato ishin aparate jetëshpëtimi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres," tha Berisha.

sali berisha berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll