Politike

Berisha-mjekëve: Të ngrihemi të shkatërrojmë këtë diktaturë, po bien sirenat e një drame të madhe

Berisha në fjalën e tij tha se mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë, duke theksuar se sirenat për rrëzimin e kësaj qeverie po bien. 

14 Qershor 2022, 20:04 Nga I.A
Berisha-mjekëve: Të ngrihemi të shkatërrojmë
Sali berisha

TIRANË- ISh-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve dhe mjekëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë regjimin monist të kryeministrit Edi Rama. Berisha në fjalën e tij tha se mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë, duke theksuar se sirenat për rrëzimin e kësaj qeverie po bien. 

"Po bien sirenat e një drame të madhe për shqiptarët. Ju jeni dëshmitarë sesi po shpërbëhemi dhe kurrë nuk meritojmë një gjë të tillë. Ndaj dhe kam besim të madh se përkushtimi juaj ndaj profesionit, humanizmi juaj, djersa që keni derdhur do të jenë një apel, të bashkojmë të gjitha forcat. Të bëjmë gjithçka për të dalë nga kjo diktaturë e vërtetë. Kjo diktaturë e vërtetë në kuptimin e një pushteti absolut. Sot kjo parti është parti shtet njëlloj siç ka qenë para shkurtit 1991. Se në shkurt Ramiz Alia krijoi një këshill presidencial që përfshiu edhe të tjerë. Sot nuk ka asnjë drejtues që të mos jetë i PS. Nuk ka ndodhur kurrë, së fundmi mori edhe presidentin. Ky është një kushtrim për ne. Kjo erdhi në vazhdimësi, por arriti deri këtu. Detyra jonë është të ngrihemi. Aq sa duket i fuqishëm ky regjim, aq është edhe i kalbur. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Shpresoj tek ju dhe bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem," tha Berisha.

sali berisha berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll