Politike

Situata në spitale, Berisha: Protestuesit kanë gardianë tek koka e tek dera, as në diktaturë nuk ndodhte

Sipas kreut të Partisë Demokratike mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë.

14 Qershor 2022, 19:45 Nga F.M

Situata në spitale, Berisha: Protestuesit kanë gardianë tek koka

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha iu bëri thirrje mjekëve që të ngrihen për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë Demokratike mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë.

"Ju jeni dëshmitarë se sa kanë ndryshuar pagat tuaja në nëntë vite. Cili është ndryshimi, ju them se me borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë. Edhe katër herë mund të ishin rritur. Edhe të infermierëve, me radhë. Por, këto nuk kanë qenë në axhendën e qeverisë. përcmimi ëstë për mua i pashlyeshëm. Skena në spitalin e Traumës, ne n aka rastisur që në diktaturë na thërrisnin edhe në spitalin e burgut, ose thërrisnin të burgosur. Gardiani nuk futej në vendin që ne i vizitonim, rrinte tek dera. Ndërsa tek Trauma një demonstruesi i rrinin dy tek koka, dy tek dera," tha Berisha.

sali berisha berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll