Bota

"Do të jetë dimër i vështirë', Vuçiç i shqetësuar për efektet e luftës në Ukrainë

Vuçiç u shpreh se nuk është i sigurt se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe çfarë efektesh mund të ketë ai në Serbi, Evropë dhe pjesën tjetër të botës.

14 Qershor 2022, 19:24 Nga d.a
"Do të jetë dimër i vështirë',
Aleksander Vucic

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se është shumë i shqetësuar se si do të zhvillohen gjërat në muajt në vijim, veçanërisht dimrin e ardhshëm.

Vuçiç u shpreh se nuk është i sigurt se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe çfarë efektesh mund të ketë ai në Serbi, Evropë dhe pjesën tjetër të botës.

"Më shqetëson veçanërisht dimri, sepse nafta është rritur përsëri, nuk do të ketë energji elektrike askund as gaz. Do të jetë një dimër i vështirë për të gjithë ne" – tha Vuçiç pas vizitës në Monumentin e Heronjve nga Koshari.

Ai tha se shteti po përpiqet të ecë përpara dhe se është ruajtur mundësia për të vazhduar ndërtimin e asaj që është nisur dhe se do të ishte më e lehtë që të ketë “madje edhe më shumë përgjegjësi në organe të caktuara shtetërore”.

Më tej ai theksoi se sot në Obrenovc shpenzohen 350 ton mazut sepse qymyri ende nuk është i thatë dhe i cilësisë së mjaftueshme, duke shtuar se në dimër do të harxhohet shtatë herë më shumë se tani.

aleksander vucic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll