Aktualitet

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Alibejt, donte t'i shembja me tritol pallatin

Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

14 Qershor 2022, 17:31 Nga k.m.
Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Alibejt,
Nuredin Dumani

TIRANË- “Koka” e Erion Alibejt kushtonte 2 milionë euro! I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dhënë një detaj tjetër, kësaj herë të frikshëm. Për të vrarë Alibejn, Kel Kamami ka kërkuar që të hidhej në erë i gjithë pallati ku ai fshihej në Elbasan.

Në dosjen hetimore, të siguruar nga gazetari Elton Qyno për “Ora News”, bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro. Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…,” - shprehet Dumani.

Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ia përcillte Arjan Spahisë. E po ashtu, të njëjtën gjë ka bërë kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”, që tashmë qëndron në Dubai  i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.

“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë iu thashë Arjanit…” - deklaron Nuredin Dumani.

Duke treguar çdo informacion që merrte, Dumani ka fituar besimin e Spahisë dhe Alibejt, ndaj ka marrë edhe listën me emra për të shfarrosur ata që dyshohet se kishin gisht në masakrën e Bradasheshit. I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, që është vrarë kundrejt një pagese prej 50 mijë euro. Këto para Dumani i ka marrë përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…” - thotë Dumani. Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vrasje. Edhe telefonin e koduar e kishte dhuratë nga vetë Alibej.

nuredin dumani arrestohet nuredin dumani arrestohet erion alibej erion alibej

Sondazh

Poll