Aktualitet

Mbledhja tek Reforma Territoriale/ Alibeaj: Në korrik propozim konkret për hartën e re! (Diskutimet)

Enkelejd Alibeaj tha në mbledhje se këtë muaj do të evidentohen të gjitha problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, për të dalë më pas në propozime deri në fund të korrikut sesi duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

14 Qershor 2022, 16:59 Nga k.m.
Mbledhja tek Reforma Territoriale/ Alibeaj: Në korrik propozim konkret
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhjen për Reformën e re Territoriale. Nga takimi në selinë e PD, po zbardhen edhe diskutimet e para. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha në mbledhje se këtë muaj do të evidentohen të gjitha problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, për të dalë më pas në propozime deri në fund të korrikut sesi duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri ne fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyren sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë,”-tha Enkelejd Alibeaj.

Nga ana tjetër, deputeti Ferdinant Xhaferraj është shprehur se nga takimet e zhvilluara me qytetarët, ka pasur dakordësi për rritjen e nurmit të bashkive në vend. Ndërsa Dhurata Çupi është shprehur se deri më tani janë miratuar dy ekspertë, ku faza e parë do t’i kushtohet komunikimit me opinionin publik. Sipas saj, reforma aktuale territoriale është e dështuar.

Xhaferraj: Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive.

Dhurata Çupi: Ne jemi mbledhur anëtarët e komisionit që përfaqësojmë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua në 2014. Një reforme që premtoi shumë por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ne duhet te komunikojmë me qytetarët mbi ate çka ndodhur deri sot me reformën.

Si ekspertë janë përcaktuar Agron Haxhimali dhe Roland Bejko, që do të nisin punën për t’u bërë gati për Komisionin e parë që do të mbahet nesër.

enkelejd alibeaj reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll