Bota

Vuçiç krahason Ukrainën me Kosovën: Ne po mbrojmë integritetin territorial

Duke folur për gazetarët, Vuçiç tha se "integriteti territorial" ishte bërë fjalët e preferuara të zyrtarëve perëndimorë dhe shtoi se deklaratat e tij i bënin jehonë vetëm atyre.

14 Qershor 2022, 14:27 Nga d.a
Vuçiç krahason Ukrainën me Kosovën: Ne po mbrojmë
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se ai po mbron integritetin territorial të Serbisë për sa i përket çështjes së Kosovës, jo më shumë dhe as më pak se zyrtarët perëndimorë po mbrojnë integritetin territorial të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët, Vuçiç tha se "integriteti territorial" ishte bërë fjalët e preferuara të zyrtarëve perëndimorë dhe shtoi se deklaratat e tij i bënin jehonë vetëm atyre.

Unë jam duke mbrojtur integritetin territorial të Serbisë, as më shumë e as më pak se kaq."-tha ai.

Vuçiç po i përgjigjej pyetjes se çfarë argumentesh kishte lënë Serbia për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë pasi njohja e Kosovës ishte cilësuar si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

" Për herë të parë dëgjuam nga Olaf Scholz se njohja e Kosovës është një kërkesë, pasi korniza zyrtare e negociatave evropiane nuk e përmban këtëm i referohet vetëm një normalizimi të plotë të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës dhe nuk përmendet një njohje reciproke, "-tha Vuçiç.

Ai u shpreh se detyra e tyre është që të përpiqen të negociojnë gjëra që janë normale dhe nuk e ka problem të flasë për personat e zhdukur.

"Ne i thamë atyre (Prishtinës) të na tregojnë se ku mendojnë se janë varrosur shqiptarët etnikë, por ne kërkojmë të njëjtën gjë për serbët, ne duam që ata të na mundësojnë ekzaminimin e vendeve ku dyshojmë se janë varrosur serbët. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë një marrëveshje për personat e zhdukur", tha gjithashtu Vuçiç.

aleksandër vuçiç vucic krahason ukrainen me kosoven

Sondazh

Poll