Bota

Ish-tenistja numër 4 e botës: Mendova të hidhesha nga ballkoni

Të hënën 39-vjeçarja postoi një shkrim të gjatë në Instagram duke përshkruar se si ndihej në momentin kur tentoi të vetë vritej.

14 Qershor 2022, 13:51 Nga j.c
Ish-tenistja numër 4 e botës: Mendova të hidhesha nga ballkoni
Jelena Dokic

AUSTRALI- Ish-tenistja Jelena Dokic ka treguar se vuan nga shëndeti mendorë. Ajo është shprehur se gjashtë javë më parë ka tentuar të vras veten. Dokic është ish-numri 4 i botës dhe arriti në gjysmëfinalen e Ëimbledon në vitin 2000. Të hënën 39-vjeçarja postoi një shkrim të gjatë në Instagram duke përshkruar se si ndihej në momentin kur tentoi të vetë vritej.

"28.04.2022. Për pak sa nuk u hodha nga ballkoni i katit të 26-të. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Gjithçka është e paqartë. Gjithçka është e errët. Asnjë foto, asgjë nuk ka kuptim… vetëm lot, trishtim, depresion, ankth dhe dhimbje. Gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështira.  Nga fshehja në banjë kur jam në punë për të fshirë lotët e mi, në mënyrë që askush të mos e shohë, deri tek qarja e pandalshme në shtëpi brenda katër mureve të mia ka qenë e padurueshme,”-shkruajti Dokic.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JELENA DOKIC ???????????????????????? (@dokic_jelena)

Sipas The Guardian, në vijim ajo shton se 6 muajt e fundit kanë qenë periudha më e vështirë e jetës, duke theksuar më tej se e mendoi vetëvrasjen për t’i dhënë fund dhimbjes që ndiente, por më vonë arriti të rikthehej në normalitet edhe falë ndihmës së njerëzve të afërt.

jelena dokic

Sondazh

Poll