Bota

Shiste lëndë narkotike, arrestohet shqiptari në Itali

Gjatë përgjimit të telefonit të 28-vjeçarit është parë një bisedë për transferimin e një sasie të konsiderueshme kokaine te një blerës italian.

14 Qershor 2022, 14:05 Nga j.c
Shiste lëndë narkotike, arrestohet shqiptari në Itali
Foto ilustruese

ITALI- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane. 28-vjeçari ishte me precedentë kriminal të mëparshëm. Ai u arrestua nga policia italiane dhe do të ndiqet penalisht për krime kundër pronës dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, gjatë përgjimit të telefonit të 28-vjeçarit është parë një bisedë për transferimin e një sasie të konsiderueshme kokaine te një blerës italian. Policia ka nisur hetimet në banesën e të riut ku kanë gjetur në cilësinë e provës materiale 130 dozave kokainë të izoluar në nxehtësi me një peshë mesatare 0,5 g për pako.

Janë gjetur gjithashtu materiale plastike që ndihmonin ata për të paketuar kokainën, emrat dhe shifrat e fitimit nga kokaina, një telefon celular që përdoret për tregtimin e drogës dhe 4290 € kesh të cilat dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. I riu u vendos në arrest shtëpiak në shtëpinë e prindërve në pritje të seancës gjyqsore.

arrestohet 28-vjecari ne itali itali

Sondazh

Poll