Bota

Parlamenti Europian voton raportin: Marrëveshja Kosovë-Serbi të bazohet në njohje reciproke

Me anë të një postimi në Twitter ajo theksoi se kjo është hera e parë që një institucion i Bashkimit Evropian njeh zyrtarisht këtë fakt.

14 Qershor 2022, 14:06 Nga d.a
Parlamenti Europian voton raportin: Marrëveshja Kosovë-Serbi të
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Korrespondentja e televizionit shtetëror në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, ka konfirmuar se Komisioni Europian për Punë të Jashtme ka votuar raportin ku nënvizon se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Me anë të një postimi në Twitter ajo theksoi se kjo është hera e parë që një institucion i Bashkimit Evropian njeh zyrtarisht këtë fakt.

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme voton raportin i cili nënvizon se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të bazohet në njohjen reciproke. Kjo është hera e parë që një institucion i Bashkimit Evropian përmend elefantin në dhomë në dokumentin zyrtar”, shkroi ajo.

Më herët, anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian miratuan edhe Rezolutën ndaj Serbisë. 58 anëtarë të Komisionit votuan, 50 ishin “për” miratimin e rezolutës, tre abstenuan dhe pesë ishin kundër. 439 amendamente janë dorëzuar në draft-raportin e paraqitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik, në prill, dhe grupet e mëparshme parlamentare miratuan 40 amendamente për zgjerimin e tekstit të raportit.

gjeraqina tuhina raporti i be per kosoven

Sondazh

Poll