Bota

E kundërshtuan veteranët e UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për pagën minimale

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas votimit ka thënë se të gjitha debatet për këtë çështje janë ezauruar dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

14 Qershor 2022, 13:39 Nga d.a
E kundërshtuan veteranët e UÇK-së, Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme ka miratuar projektligjin që përcakton pagën minimale ku nga 68 deputetë që morën pjesë në seancë, 62 votuan pro, 6 abstenuan dhe asnjë kundër.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca para votimit ka thënë se të gjitha debatet për këtë çështje janë ezauruar dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, mori fjalën para votimit për të propozuar heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në Qeveri.

“Në seancën e kaluar kemi pasë një diskutim të gjatë dhe kemi kërkuar që ligji në fjalë që përcakton pagën m,inimale dhe të kthehet në qeveri. Për qëllimin që po ndodh s’ka kurrfarë impakti, sepse në shumicën ka arritur paa minimale në 250. E largon një lidhje të nderuar të vendit nga lidhja me pagën minimale. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë të diskutohet edhe reforma sociale. Ky ligj të tërhiqet nga ministri Murati dhe të ulemi e të diskutojmë. Është kërkesë legjitime që është minimale në raport me krejt çështjet që i kemi ngritur, ska të bëjë me pozicion opozitar as politik. Po e largojmë, propozimi im është ky, nëse pajtohemi. Nëse e miratojmë këtë bëjmë një gabim shumë të madh”.-tha ai.

Rreth një javë më parë, veteranët e UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës pikërisht për të ndaluar miratimin e këtij projektligji pasi ata si kategori nuk ishin përfshirë. Situata u tensionua sa 3 persona u plagosën njëri prej tyre efektiv plicie. 

glauk konjufca projektligji i pages minimale ne kosove kuvendi i kosoves protesta e uçk-se

Sondazh

Poll