Bota

Bastisen qelitë e grupit të Kumanovës, dyshohej se kishin armë dhe lëndë narkotike

Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, ku shihen se forca të shumta policore kanë kontrolluar qelitë e tyre.

14 Qershor 2022, 13:17 Nga d.a
Bastisen qelitë e grupit të Kumanovës, dyshohej se kishin
Burgu i Idrizoves

MAQEDONIA E VERIUT- Policia maqedonase ka ushtruar një kontroll të befasishëm mëngjesin e sotëm në qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës.

Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, ku shihen se forca të shumta policore kanë kontrolluar qelitë e tyre. Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës.

Sipas burimeve të brendshme të policisë thuhet se ky aksion nisi si rezultat i një denoncimi se brenda qelive mbaheshin armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015 në datat 9 dhe 10 maj në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në Kumanovë më konkretisht në “Kodrën e Trimave” kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

fatmir reçica grupi i kumanoves

Sondazh

Poll