Bota

Grabiten 25 euro dhe një 'iPhone', arrestohet shqiptari së bashku me tre të mitur në Itali

Katër djemtë të armatosur me pistoletë dhe thika rreth orës 21:30, në via Dogana në qendrën historike të Lucca-s, kanë rrethuar katër bashkëmoshatarë (dy djem dhe dy vajza) dhe më pas i kanë kërcënuar.

14 Qershor 2022, 13:18 Nga j.c
Grabiten 25 euro dhe një 'iPhone', arrestohet shqiptari së
Foto ilustruese

ITALI- Një 18-vjeçare me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Luça. 18-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së shtunës me 11 Qershor në Lucca. I riu së bashku me tre të mitur italianë, të gjithë 16 vjeç, janë denoncuar në organet e drejtësisë në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas mediave të huaja, katër djemtë të armatosur me pistoletë dhe thika rreth orës 21:30, në via Dogana në qendrën historike të Lucca-s, kanë rrethuar katër bashkëmoshatarë (dy djem dhe dy vajza) dhe më pas i kanë kërcënuar. Ndërkohë që dy vajzat kanë mundur të arratisen, dy djemtë janë munduar të largojnë autorët por në fund nuk kanë mundur dhe janë dorëzuar. Katër djemt i kanë marrë bashkëmoshatarëve të tyre një portofo me 25 euro dhe një celular “iPhone 12”.

Menjëherë pas kësaj, dy të grabiturit janë paraqitur në stacionin e policisë në qendër të Luccas, ku kanë denoncuar ngjarjen. Policia ka gjetur autorët dhe gjatë kontrollit 18-vjeçarit iu gjet portofoli, ndërsa njëri prej të miturve iu gjet një thikë 19 cm e gjatë. Nga veprimet e mëvonshme hetimore u mundësua sekuestrimi i pistoletës dhe celularit.

Malli i vjedhur u është kthyer pronarëve të ligjshëm. I arrestuari, pas formaliteteve ligjore, është shoqëruar në shtëpinë e tij në arrest shtëpie, në dorëzim të seancës së validimit që do të mbahet mëngjesin e sotëm, ndërsa tre të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre.

arrestohet 18vjecari ne itali itali

Sondazh

Poll