Bota

U rrëmbye nga tre persona të maskuar, gjendet e vdekur 5-vjeçarja në Katania

Mbrëmë, hetuesit dhe magjistratët kanë marrë në pyetje mamanë e 5-vjeçares Martina Patti dhe familjarët e saj.

14 Qershor 2022, 11:46 Nga DOSJA
U rrëmbye nga tre persona të maskuar, gjendet e vdekur
Elena Del Pozzo

ITALI- Gjendet trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, Itali. Ka qenë nëna e saj ajo që ka gjetur trupin e fëmijës. Sipas Tgcom.24, lajmi për zbulimin u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. 

Mbrëmë, hetuesit dhe magjistratët kanë marrë në pyetje mamanë e 5-vjeçares Martina Patti dhe familjarët e saj. Sipas hetuesve gjatë marrjes në pyetje kishin konstatuar shumë mospërputhje të ngjarjes.

“Gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje kemi kontestuar shumë mospërputhje. Megjithatë, gruaja e kishte konfirmuar gjithmonë tezën e sulmit nga tre persona me kapuç, përfshirë edhe një të armatosur me pistoletë”-  tha prokurori Zuccaro.

Ky ishte një version i mohuar nga kamerat në zonë pasi nuk kishin regjistruar ndonjë prani të dyshimtë. Një version i mohuar edhe nga hetimet e Seksionit të Hetimeve Shkencore ishte makina që gruaja tha se ishte shënjestruar nga një grup kriminelësh. Mbrëmjen e djeshme Martina Patti e shoqëruar nga prindërit e saj shpërtheu në lot, më pas i pëshpëriti diçka një polici dhe me nxitim, ekipi i policisë u larguan me të dhe zbuluan vendodhjen e trupit të 5-vjeçares.

elena del pozzo

Sondazh

Poll