Bota

Zelenskyy: Donbasi me betejat 'më brutale' që ka parë Evropa

Zelenskyy përsëriti dëshirën e Ukrainës për të çliruar të gjithë territorin e saj dhe të dëbojë pushtuesit nga të gjitha rajonet

14 Qershor 2022, 09:37 Nga d.d

 

Zelenskyy: Donbasi me betejat 'më brutale' që ka parë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleneskyy, ka thënë se beteja intensive për Sievierodonetsk do të mbahet mend si një nga "më brutale" që Evropa ka parë ndonjëherë. dhe po merr një numër "të tmerrshëm" në Ukrainë.

Sipas The Guardian, Zelenskyy, ka shprehur frikën e humbjes së mbështetjes nga perëndimi ndërsa konflikti 'zvarritet', ai përsëriti lutjet e mëparshme për më shumë armë ushtarake më të rënda nga aleatët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

"Kemi të bëjmë me të keqen absolute. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë.Ne tërheqim vëmendjen e partnerëve tanë për faktin se vetëm një numër i mjaftueshëm i artilerisë moderne për Ukrainën do të sigurojë avantazhin tonë dhe më në fund të torturës ruse në Donbasin ukrainas," tha Zelenskyy.

Zelenskyy përsëriti dëshirën e Ukrainës për të çliruar të gjithë territorin e saj dhe të dëbojë pushtuesit nga të gjitha rajonet.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

lufta ukraine-rusi volodymyr zeleneskyy

Sondazh

Poll