Bota

Zbulohet një varr "i mallkuar" në Izrael: Mos guxo ta hapësh

Zbulimi u bë në Beit She'arim , Izrael, në një shpellë që u zbulua së fundmi brenda një varreze të lashtë.

14 Qershor 2022, 11:31 Nga j.c
Zbulohet një varr "i mallkuar" në Izrael: Mos guxo ta
varri në Izrael

IZRAEL- Një ekip arkiologësh ka zbuluar një varr “të mallkuar” në Izrael. Arkiologët e quajnë të mallkuar pasi ata zbuluan një përshkrim të frikshëm në pjesën e varrit. Aty shkruhej "Mos guxo ta hapësh" por arkiologët nuk janë trembur nga paralajmërimi dhe e kanë hapur atë.

Zbulimi u bë në Beit She'arim , Izrael, në një shpellë që u zbulua së fundmi brenda një varreze të lashtë. Varri është i pari që u zbulua nga Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 65 vjet. Sipas mediave të huaja në mbishkrim është shkruar me shkronja të kuqe:" Jaakov Ha'Ger betohet të mallkojë këdo që e hap këtë varr, që askush të mos guxojë ta hapë, 60 vjeç”.

Një nga arkeologët nga Universiteti i Haifës , Adi Erlich , shpjegoi se mallkimi ishte shkruar në një përpjekje për të siguruar që vendi i varrimit të të ndjerit të zgjaste përgjithmonë pasi me kalimin e viteve varret ripërdoreshin. Emri " Yaakov Ha'Ger " përkthehet në "Jakob i konvertuari", duke iu referuar një të konvertuari në judaizëm. Ekipi beson se mbishkrimi është vendosur para 1800 vitesh.

"Mbishkrimi i përket periudhës së vonë romake ose të hershme bizantine, gjatë së cilës u forcua krishterimi. Dhe këtu gjejmë dëshmi se ka ende njerëz që zgjedhin të bashkohen me popullin hebre. Ne dimë për të konvertuar në periudhën romake, si Jeruzalemi në shekullin e parë pas Krishtit. Pra, këto janë fakte reale,"-tha profesor Erlich.

Profesor Erlich tha gjithashtu se pasi e hapën varrin ata u siguruan ta mbyllnin përseri për ta mbajtur të sigurt për momentin.

varr në izrael

Sondazh

Poll