Bota

Protestuesit kubanë dënohen me burgim deri në 25 vite

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se 297 persona janë dënuar me burgim për krime si: kryengritje, trazira publike, sulme dhe grabitje. 

14 Qershor 2022, 09:47 Nga DOSJA
Protestuesit kubanë dënohen me burgim deri në 25 vite
Foto ilustruese

KUBA- Kuba ka dënuar 381 njerëz për pjesëmarrje në protestat e rralla kundër Qeverisë, verën e vitit të kaluar. Disa prej tyre janë dënuar me deri në 25 vjet burgim. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se 297 persona janë dënuar me burgim për krime si: kryengritje, trazira publike, sulme dhe grabitje. Në mesin e të dënuarve janë 16 të rinj të moshave nga 16 deri në 18 vjeç.

Një numri të vogël personash u është ofruar mundësia e punës për komunitetin. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar në të kaluarën proceset gjyqësore në Kubë, duke përmendur mungesën e transparencës. Mijëra kubanë patën marrë pjesë në protesta, në ishullin e udhëhequr nga regjimi komunist, duke bërtitur “liri”. Protestat, ndër më të mëdhatë në dekada, kanë shpërthyer pas krizës së rëndë ekonomike, dhe disa protestues patën ngritur zërin për çmimet e rritura dhe mungesë të ushqimit dhe ilaçeve.

Organizimet e paautorizuara publike janë joligjore në Kubë, andaj janë arrestuar më shumë se 1,000 njerëz. Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale atëbotë, është parë që forcat e sigurisë kanë rrahur dhe kanë hedhur sprej piperi ndaj protestuesve. Më 2021, presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të cilat kanë marrëdhënie të tensionuara me Kubën për dekada për trazirat. Ai pati pretenduar se protestuesit kanë qenë mercenarë të paguar për të destabilizuar shtetin.

Marrë nga REL. 

kuba

Sondazh

Poll