Bota

Rritet inflacioni në Gjermani, arrin në 7.9% niveli më i lartë në 5 dekada

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 7.9% nga viti në vit në përputhje me standardet kombëtare dhe me 8.7% në përputhje me standardet e Bashkimit Europian

14 Qershor 2022, 10:23 Nga j.c
Rritet inflacioni në Gjermani, arrin në 7.9% niveli më i
Foto ilustruese

GJERMANI- Inflacioni në Gjermani u përshpejtua në maj, duke arritur nivelin më të lartë në 50 vitet e fundit për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe energjisë.

Sipas mediave të huaja, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 7.9% nga viti në vit në përputhje me standardet kombëtare dhe me 8.7% në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Matja ishte në përputhje me vlerësimet paraprake, sipas zyrës statistikore të vendit Destatis.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.9% në bazë të standardeve kombëtare dhe me 1.1% në bazë të standardeve evropiane.

inflacioni ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll