Bota

Sulm në Ukrainën lindore, 5 të vrarë dhe 22 të plagosur "goditi" një treg dhe maternitet

Predhat goditën një treg dhe një maternitet në qytet, dhe se bombardimet ishin nga ukrainasit

14 Qershor 2022, 09:08 Nga d.d
Sulm në Ukrainën lindore, 5 të vrarë dhe 22 të plagosur
Foto ilustruese

UKRAINË- Një sulm ka ndodhur në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk ditën e djeshme si pasojë janë vrarë 5 persona dhe 22 janë plagosur.

Agjencitë e lajmeve të mbështetura nga Rusia raportuan se predhat goditën një treg dhe një maternitet në qytet, dhe se bombardimet ishin nga ukrainasit. Sipas Sky News, thuhet se ishte një fëmijë. Agjencia e lajmeve RIA citoi zëdhënësin e OKB-së, Stephane Dujarric, të ketë thënë se zyrtarët kishin parë raporte për sulmin në spital.

Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Çdo sulm ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht objekteve shëndetësore, është një shkelje e ligjit ndërkombëtar,”-tha Dujarric. 

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

 

lufta ukraine-rusi stephane dujarric

Sondazh

Poll