Bota

Elon Musk planifikon takimin e parë me stafin e Twitter

Në fillim të këtij muaji, ai kërcënoi Twitterin se do të largohej nga marrëveshja, pasi kompania nuk i dha akses në bazën e përdoruesve.

14 Qershor 2022, 09:36 Nga j.c.
Elon Musk planifikon takimin e parë me stafin e Twitter
Elon Musk

SHBA- CEO i Teslas, Elon Musk do të flasë përherë të parë me punonjësit e Twitter të enjten. Musk pritet t’i japë përgjigje pyetjeve të bëra nga punonjësit e Twitter-it. Ngjarja u njoftua nga shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agraëal në një email drejtuar stafit të hënën.

Sipas BBC, Agraeal u tha punonjësve se mund t'i parashtronin pyetje zotit Musk përpara takimit. Takimi i përbashkët do të jetë hera e parë që Musk do të flasë drejtpërdrejt me fuqinë punëtore të kompanisë që nga fillimi i ofertës së tij për blerje.

Në fillim të këtij muaji, ai kërcënoi Twitterin se do të largohej nga marrëveshja, pasi kompania nuk i dha akses në bazën e përdoruesve. Sipas një letre të dërguar në kompani, Musk tha se kishte të drejtë të bënte matjen e tij të llogarive të rreme në Twitter. Analistët kanë thënë se Musk mund të jetë duke e përdorur këtë çështje në mënyrë që të rinegociojë çmimin ose të largohet nga marrëveshja. 

elon musk

Sondazh

Poll