Politike

U përjashtua nga PD-ja, flet Murrizi: Nuk jam nga ata që ikin kur kërcet dyfeku

22 Shkurt 2019, 19:46 Nga DOSJA
U përjashtua nga PD-ja, flet Murrizi: Nuk jam nga ata që ikin kur

TIRANË– Ditën e sotme Kryesia e PD-së shkarkoi deputetin Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi që t’i bashkohej aksionit opozitar duke djegur mandatin. (Lexo këtu)

Në një prononcim për Dosja.al, ai u shpreh se ka qenë deputet i Kuvendit në kohët në të vështira, ato të ’97 dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.

“Unë kam qënë këtu edhe në ‘97, nuk jam nga ata që ikin kur kërcet dyfeku dhe kthehen për t’u bërë pastaj,”-tha Murrizi.

I pyetur se nëse do të vazhdonte të ishte i vetëm në opozitë kundër maxhorancës, Murrizi tha:  Do të vazhdoj të jem deputet, kundër komunistave që janë shpërndarë në çdo parti, kundër spiunëve të sigurimit të shtetit dhe kundër kapjes së sistemit politik me këtë ligj bastard zgjedhor.

Ditën e djeshme Opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa e shoqëroi me dorëzimin e mandateve tek Kryesia e Kuvendit. Sipas Opozitës, kjo është zgjidhja e vetme për kthimin e ligjshmërisë së Kuvendit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd

Sondazh

Poll