Art&Argëtim

E vranë në atentat me tritol, Finem publikon foton e Aleksandër Sadikajt: U prehsh në paqe vëlla

Vjen reagimi i parë nga këngëtari.

13 Qershor 2022, 21:48 Nga F.M
E vranë në atentat me tritol, Finem publikon foton e Aleksandër
Aleksandër Sadikaj dhe Finem

TIRANË- Këngëtari Klejdi Dogjani, i njohur si Finem me emrin e artit ka reaguar pas vrasjes së Aleksnadër Sadikajt, 27-vjeçarit që u vra në atentatin me tritol të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë. Në një postim në Instastory, Finem ka publikuar një foto bardhezi të Sadikajt.

“U prehsh në paqe vëlla!”- shkruan Finem mbi foto.

E vranë në atentat me tritol, Finem publikon foton e Aleksandër
Postimi i Finem

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

finem aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll