Art&Argëtim

Mbi të rëndojnë 4 akuza për sulm seksual, Kevin Spacey del para gjykatës britanike të enjten

62-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në orën 10:00 të enjten ku pritet që të pasqyrohen provat e mbledhura nga Policia Metropolitane.

13 Qershor 2022, 19:00 Nga d.a
Mbi të rëndojnë 4 akuza për sulm seksual, Kevin Spacey del
Kevin Spacey

BRITANI- Aktori hollivudian Kevin Spacey ndaj të cilit ka katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave do të paraqitet në gjyq të enjten.

Sipas BBC, 62-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në orën 10:00 të enjten ku pritet që të pasqyrohen provat e mbledhura nga Policia Metropolitane.

Ai është akuzuar për dy akuza për sulm seksual ndaj një burri, tani në të 40-at, në Londër në mars 2005. Është akuzuar gjithashtu për një akuzë për sulm seksual dhe një akuzë për dëme fizike ndaj një personi, tani në të 30-at, në gusht 2008 në Londër. Akuza e katërt për sulm seksual është mbi një burrë tjetër, i cili po ashtu tani është rreth të 30-tave, në prill 2013 në Gloucestershire.

Spacey më parë tha se do të paraqitej "vullnetarisht" në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar për t'iu përgjigjur akuzave. Ylli i American Beauty dha një deklaratë për Good Morning America në maj, në të cilën ai tha se ishte i sigurt se mund të provonte pafajësinë e tij.

Ai është dy herë fitues i Oskarit dhe ka luajtur në filma si Seven, LA Confidential, American Beauty dhe Baby Driver, si dhe në serialin Netflix House of Cards.

akuzat ndaj kevin spacey

Sondazh

Poll