Sport

Nuk duroi dot provokimet në fund të ndeshjes, mesazhi provokues i lojtarit të Sllovenisë për tifozët serb (video)

Takimi mes Sllovenisë dhe Serbisë zhvilluar ditën e djeshme në Lubjanë nuk prodhoi tension, miqësor ishte edhe rezultati i ndeshjes, i cili u mbyll me shifrat 2-2.

13 Qershor 2022, 14:56 Nga DOSJA

Nuk duroi dot provokimet në fund të ndeshjes, mesazhi provokues i

SLLOVENI- Takimi mes Sllovenisë dhe Serbisë zhvilluar ditën e djeshme në Lubjanë nuk prodhoi tension, miqësor ishte edhe rezultati i ndeshjes, i cili u mbyll me shifrat 2-2.

Lojtarët e të dyja kombëtareve treguan shumë dëshirë dhe energji. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, lojtarët e dy kombëtareve po takoheshin, por ishte një moment kur futbollisti i përfaqësueses së Sllovenisë, Jasmin Kurtic u nervozua keq.

Mesfushori dëgjoi diçka nga tribuna dhe i drejtoi organin gjenital tifozit .Situata u qetësua shpejt. Mirëpo, ngjarja u pasqyrua gjerësisht nga mediat serbe dhe e cilësuan si të pavend dhe provokues reagimin e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

kurtic

Sondazh

Poll