Bota

E RËNDË në Kosovë, babai merr kallashnikovin dhe vret të birin pas sherrit për pronat

Ai pritet të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

13 Qershor 2022, 20:25 Nga F.M
E RËNDË në Kosovë, babai merr kallashnikovin dhe vret
E. Ismajli

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Kosovën pasi babai ka marrë kallashnikovin dhe ka vrarë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00 në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas mediave vendase, dyshohet se sherri ka nisur për çështje pronash. Babë e bir janë konfliktuar fillimisht fizikisht, por më pas gjithçka ka agravuar me përdorimin e armës. Ende nuk janë bërë me dije emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, por mësohet se burri që vrau të birin është vënë në pranga.

Ai pritet të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur Borovci.

kosove babai vret djalin ne kosove vrasje ne kosove

Sondazh

Poll