Bota

Lufta në Ukrainë, përditësimet e fundit, çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme?

Betejat për qytetin e Severodonetsk janë ende të ndezura

13 Qershor 2022, 19:05 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, përditësimet e fundit, çfarë
Ukraine

UKRAINË- Këtu janë zhvillimet më të fundit nga Ukraina:

Betejat për qytetin e Severodonetsk janë ende të ndezura

Të tre urat që të çojnë në qytet janë shkatërruar

Banorët që mbeten në qytet po mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, me qytetin nën zjarr të fortë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se trupat ukrainase po luftojnë për çdo metër të qytetit - i cili është ende pika qendrore e luftimeve në rajonin lindor të Donbasit.

Forcat ukrainase janë shtyrë nga qendra e qytetit për shkak se Rusia ka një avantazh të rëndësishëm në artileri.

Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet të dorëzohen ose të vdesin.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet paralajmëron se lufta në Ukrainë rrezikon të zhysë miliona njerëz në varfëri në të gjithë globin

Korrja e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bjerë në rreth 48.5 milionë tonë këtë vit nga 86 milionë tonë vitin e kaluar, pas pushtimit të Rusisë, thotë një zyrtar i lartë i qeverisë.

Një bllokadë ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi do të thotë se po bëhen përpjekje për të eksportuar me rrugë, lumenj dhe hekurudha.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll