Bota

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, vritet një person

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

13 Qershor 2022, 19:48 Nga d.a
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, vritet një
Foto ilustruese

KOSOVË- Një person ka humbur jetën në fshatin Peran të Komunës së Podujevës pasi ka marrë disa plagë nga një armë zjarri pak minuta më parë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

vrasje ne podujeve agron borovci

Sondazh

Poll