Bota

Për herë të dytë, kryeministri kanadez rezulton pozitiv me Covid-19, Trudeau: Jam mirë pasi jam i vaksinuar

Në një postim në Twitter Trudeau tha se ai do të ndjekë udhëzimet e shëndetit publik dhe do të izolohet, gjithashtu theksoi se ndjehet mirë pasi është i vaksinuar.

13 Qershor 2022, 18:49 Nga d.a
Për herë të dytë, kryeministri kanadez rezulton pozitiv me
Justin Trudeau

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda vitit pasi u infektua herën e parë në Janar.

Në një postim në Twitter Trudeau tha se ai do të ndjekë udhëzimet e shëndetit publik dhe do të izolohet, gjithashtu theksoi se ndjehet mirë pasi është i vaksinuar.

Ndihem mirë, por kjo është për shkak se kam marrë dozat e mia. Pra, nëse nuk e keni bërë, vaksinohuni dhe nëse mundeni, përforcohuni. Të mbrojmë sistemin tonë shëndetësor, njëri-tjetrin dhe veten tonë”, ka shkruar kryeministri.

Javën e kaluar, Trudeau ishte në Los Anxhelos për të marrë pjesë në Samitin e Amerikave, ku u takua me një numër zyrtarësh të lartë, duke përfshirë Presidentin e SHBA-së Joe Biden.

Kryeministri raportoi më parë se ishte ekspozuar ndaj virusit në dy raste: Në mars 2020, ai shkoi në një izolim 14-ditor pasi gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau rezultoi pozitive me COVID-19, dhe në fund të dhjetorit 2021 ai njoftoi se po testohej rregullisht dhe po vetë-monitorohej pasi disa anëtarë të stafit të tij rezultuan pozitivë.

justin trudeau me covid-19 koronavirusi ne kanada

Sondazh

Poll