Bota

E rëndë në SHBA/ Një 7-vjeçar qëllohet për vdekje në shtëpinë e tij

7-vjeçari u qëllua rreth orës 22:45 të së dielës në shtëpinë e tij familjare në Cloverleaf, një qytet jashtë Houston, ku sherifi i qarkut Harris, rreshter Jason Brown raportoi se fëmija ishte qëlluar për vdekje nga një makinë që po  kalonte aty pranë.

13 Qershor 2022, 19:42 Nga d.a
E rëndë në SHBA/ Një 7-vjeçar qëllohet për
Pamje nga vendngjarja, SHBA

SHBA- Gati dy javë pas një masakre në shkollën e Ovalde, Teksas, ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues, një tjetër incident me të shtëna ndodhi ditën e sotme ku u vra një 7-vjeçar.

Sipas Independent, 7-vjeçari u qëllua rreth orës 22:45 të së dielës në shtëpinë e tij familjare në Cloverleaf, një qytet jashtë Houston, ku sherifi i qarkut Harris, rreshter Jason Brown raportoi se fëmija ishte qëlluar për vdekje nga një makinë që po  kalonte pranë shtëpisë së tij.

Dhoma e fëmijës ka qenë në pjesën e përparme të shtëpisë ndërsa plumbat që ka marrë kanë qenë në pjesën e gjoksit. Kur fëmija mori plagën, ai vrapoi drejt nënës së tij dhe pak më vonë u dërgua në spital ku dha frymën e fundit. 

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani dhe policia nuk është e sigurt për motivet e mundshme dhe autorët pas të shtënave.

sulm ne teksas

Sondazh

Poll