Bota

Guvernatori: Të gjitha urat në Severodonetsk janë shkatërruar

BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur guvernatori rajonal Serhiy Haidai.

13 Qershor 2022, 18:40 Nga I.A
Guvernatori: Të gjitha urat në Severodonetsk janë
Harta

UKRAINË- Të tre urat për në qytetin e sulmuar të Severodonetsk janë shkatërruar. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur guvernatori rajonal Serhiy Haidai.

Në një përditësim, ai thotë se megjithëse trupat ruse nuk e kanë pushtuar plotësisht qytetin, i cili është në qendër të luftimeve midis trupave ruse dhe ukrainase, të gjitha urat që të çojnë në qendrën rajonale tani janë shkatërruar, duke e bërë të pamundur evakuimin e banorëve dhe transportin e mallrave.

Banorët që mbeten në qytet po mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira me qytetin nën luftë të fortë.

lufta ukraine-rusi serhiy haidai

Sondazh

Poll