Bota

"E dënojmë luftën në Ukrainë por nuk sanksionojmë Rusisë", kryediplomati serb: Na mbështeti për Kosovën

Pas një takimi me homologun e tij austriak, Selakoviç u shpreh se Serbia  nuk mund të jetë kundër dikujt që respekton integritetin e saj territorial.

13 Qershor 2022, 18:21 Nga DOSJA
"E dënojmë luftën në Ukrainë por nuk
Nikola Selakoviç

SERBI- Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç është shprehur se Serbia respekton integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës por në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë vendimet merren në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Pas një takimi me homologun e tij austriak, Selakoviç u shpreh se Serbia nuk mund të jetë kundër dikujt që respekton integritetin e saj territorial, duke ju referuar kështu mosnjohjes së Kosovës.

Mos prisni që Serbia të veprojë kundër atyre që respektojnë integritetin e saj territorial, të cilët janë të penguar në sistemin e OKB-së nga sulmet ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

Sipas tij Serbia e tregoi qartë qëndrimin e saj duke votuar në organizatat ndërkombëtare, me sjelljen e saj ndaj refugjatëve ukrainas dhe duke dërguar ndihma humanitare.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia ka marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, ai theksoi dhe se qytetarët serb e dinë se çfarë do të thotë të jesh i sanksionuar ndaj dhe smund tja bëjnë dikujt tjetër këtë gjë.

Selakoviç në përfundim të fjalës së tij tha se kur është fjala për “rrugën evropiane” për Serbinë nuk ka rrugë apo alternativë tjetër përveç saj.

nikola selakoviç sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll