Bota

Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Ramën dhe Abazoviçin

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë ku u tha se Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç për vizitë të përbashkët në Kiev.

13 Qershor 2022, 17:24 Nga DOSJA
Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Ramën dhe
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, nuk do të jetë pjesë e vizitës në Kiev bashkë me Ramën dhe Abazoviç.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë ku u tha se Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç për vizitë të përbashkët në Kiev. Ata thonë se agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelensky i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri malazel Dritan Abazoviç gjatë një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka marrë një ftesë nga ky i fundit për të vizituar Kievin. Abazoviç sugjeroi që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

 

dimitar kovaçevski edi rama ne kiev

Sondazh

Poll