Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan pret në takim kryenegociatorin serb Petar Petkoviç

Hill dhe Petkoviç biseduar në lidhje me vijimin e dialogut Kosovë-Serbi ku ky i fundit thuhet se informoi ambasadorin për fazën aktuale të dialogut në Bruksel dhe hapat që po ndërmerr Beogradi për gjetjen e zgjidhjeve në fushat kyçe të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

13 Qershor 2022, 17:51 Nga d.a
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan pret në takim
Hill dhe Petkoviç

SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka takuar ditën e sotme drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Sipas mediave serbe, Hill dhe Petkoviç biseduar në lidhje me vijimin e dialogut Kosovë-Serbi ku ky i fundit thuhet se informoi ambasadorin për fazën aktuale të dialogut në Bruksel dhe hapat që po ndërmerr Beogradi për gjetjen e zgjidhjeve në fushat kyçe të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Përveç Hill, në takim ishte edhe drejtori i Zyrës për Çështje të Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Martin McDowell.

Vijimi i dialogut Kosovë-Serbi prej disa vitesh ka mbetur pa ndonjë përparim apo marrëveshje ndërmjet dy palëve, ku ndër çështjet më të rëndësishme për t'u zgjidhur është ajo e reciprocitetit të targave. Që nga marrëveshja e Washingtonit në shtator të 2020 ende nuk ka një vijueshmëri të dialogut edhe pse gjatë kësaj kohe janë zhvilluar disa takime në rang të lartë Kosova dhe Serbia nuk kanë patur pajtueshmëri në asnjë çështje.

christopher hill petar petkoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll