Aktualitet

Dëshmorët e luftës/ Meta dekoron tre djemtë e familjes Bytyçi:Të zbardhet gjenocidi i Millosheviçit

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meta ka kryer nderime për djemtë që ranë dëshmorë gjatë luftës.

13 Qershor 2022, 14:43 Nga A.B
Dëshmorët e luftës/ Meta dekoron tre djemtë e familjes
Ilir Meta

SHBA- Presidenti Ilir Meta, në “Ditën e Çlirimit të Kosovës”, ka nderuar dëshmorët e Batalionit “Atlantiku”, të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi. Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meta ka kryer nderime për djemtë që ranë dëshmorë gjatë luftës. Meta thotë se vëllezërit Bytyçi do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja të shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit.

POSTIMI I METËS:

"Nëqoftëse çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë". Dje në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në Neë York, vendosa një buqetë me lule të freskëta dhe u përula me nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, historisë së lavdishme të UÇK-së dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. I dorëzova nënës heroinë Bahrije dhe babait fisnik Ahmet, Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", që u akordova djemve të tyre të paharruar. Me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, vëllezërit Bytyçi do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja të shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit që nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Kur kanë kaluar mbi dy dekada nga vrasja e tyre e pabesë dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz është domosdoshmëri vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi. Zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë!

ilir meta

Sondazh

Poll