Aktualitet

Trupi i dekompozuar i Mukajt, halla: E njohën nga xhupi e byrzylyku me shkronjën E

Lirika Shkëmba tha se ai u identifikua nga çelësat e shtëpisë dhe sende të tjera personale

13 Qershor 2022, 13:39 Nga A.B
Trupi i dekompozuar i Mukajt, halla: E njohën nga xhupi e byrzylyku me
Halla

TIRANË- Sherif Mukaj është identifikuar nga byrzylyku me shkronjën E dhe nga xhupi. Kështu deklaroi halla e të riut që u gjet i vdekur në Kolonjë pas disa muajsh kërkime. Lirika Shkëmba tha se ai u identifikua nga çelësat e shtëpisë dhe sende të tjera personale pasi trupi i 29-vjeçarit ishte plotësisht i dekompozuar.

Sherifin e identifikuan nga çelsat e shtëpisë, telefoni, xhupi dhe një byrzylyk me shkronjën E. Policia nuk i ka lejuar familjarët ta shikonin trupin e 29 vjeçarit. Nuk kishte konflikte, nuk ngatërohej me persona të tjerë. Familjarët i dërgonin lekë nga Amerika. Merrej vetëm me punët e tij në shtëpi. Edhe policia na ka thënë që nuk është problematik“-tha halla e të ndjerit.

Sherif Mukaj rezultonte i zhdukur prej nëntorit të vitit të kaluar dhe denoncimin në polici e kreu i ati i tij. Familjarët janë të shokuar me ngjarjen pasi sipas tyre Sherifi nuk ishte i përfshirë në aktivitete të rrezikshme. Nga ekspertizat e kryera deri më tani, rezulton se në kafkën e tij ka shenja plumbi, gjë që shton akoma më shumë misterin e vdekjes së tij.

sherif mukaj

Sondazh

Poll