Aktualitet

SKANDALI me numrat e telefonit/ DOSJA me faqen online, "mburreshin": Jemi 100% të saktë

Dosja.al ka hulumtuar në rrjet dhe ka gjetur faqen e uebit për të treguar se sa e thjeshtë është që të marrë, ose më saktë që të blesh numrin/numrat që do.

13 Qershor 2022, 14:22 Nga k.m.
SKANDALI me numrat e telefonit/ DOSJA me faqen online, "mburreshin":
Foto ilustruese

TIRANË- Privatësia në këtë vend ka mbaruar. Pas publikimit të Targave, Pagave, tani qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë që të kenë të fshehtë edhe numrin e tyre të telefonit. Dje, Top Channel raportoi se kishte identifikuar një faqe në internet, e cila dispononte një database me 3 milion numra celularësh, që shet së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave, edhe pozicionin e punës të personit që i përket numri telefonit. Dosja.al ka hulumtuar në rrjet dhe ka gjetur faqen e uebit (të cilën kemi zgjedhur të mos e publikojmë) për të treguar se sa e thjeshtë është që të marrë, ose më saktë që të blesh numrin/numrat që do.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile; 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra. E kështu në vazhdimësi.

Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain. Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë  Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database. Madje dhe premton siguri të lartë për konsumatorët e tij.

“Siç kemi diskutuar më parë, të gjitha informacionet tona të kontaktit ruhen shumë. Baza e të dhënave më të fundit kontrollon rregullisht listën e kontakteve dhe përfshin dhe përjashton të dhënat që janë të nevojshme. Duke bërë punën e veçantë, ne po e bëjmë veten më idealin nga të gjithë. Sepse ky proces po e mban të përditësuar bazën tonë të të dhënave gjatë gjithë kohës. Pra, vetëm Baza e të dhënave më të fundit të postimeve mund t'ju japë një garanci për çdo shërbim të veçantë të bazës së të dhënave të marketingut.”

Përveç sigurisë dhe privatësisë, janë të bindur se janë më të mirët në treg, e se madje kanë marzh gabimi 0 absolut në të dhënat që disponojnë.

“Baza e të dhënave më të fundit të postimeve shet bazën e të dhënave të postës elektronike, listën e numrave të telefonit, bazën e të dhënave të numrave të faksit, listën e marketingut, listën e postës elektronike të biznesit, bazën e të dhënave të postës elektronike të konsumatorit, listën e marketingut të drejtpërdrejtë, gjithashtu listën e postës elektronike dhe drejtuesit e shitjeve. Kemi të dhëna me saktësi 100% në mbi 300 miliardë regjistrime. Ndoshta ne jemi thjesht më të mirët në marketingun e bazës së të dhënave. Ne nuk shesim informacione të padëshiruara, sepse ato humbasin paratë dhe kohën tuaj. Baza e të dhënave më të fundit të postimeve garanton 100% kënaqësi të klientit. Kjo është arsyeja pse ne jemi kompania më e mirë e ofruesit kryesor në botë. Ju mund të blini një listë postimesh nga këtu pa asnjë problem.”

Profesionistë pra, pa asnjë diskutim!

Ndërkohë që në vendin tonë deri më tani nuk ka nisur asnjë veprim, përveçse nga zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që pritet të ndërmarrë hetim administrativ duke kërkuar bashkëpunimin e çdo institucioni përgjegjës për qartësimin e rrethanave të çështjes. Ndërsa Prokuroria dhe Krimi Kibernetik duket se nuk kanë parë gjë. E gjithashtu as që po mundohen që të kujdesen për qytetarët dhe privatësinë e tyre. Ndërkohë që numrat ku i dihet se përfundojnë dhe për çfarë përdoren.

 

skandali me numrat e telefonit

Sondazh

Poll