Aktualitet

Vrasjen e 29-vjeçarit në Kolonjë, pista kryesore e hetimeve, Mukaj pjesë e grupit kriminal

Grupi hetimor ka dyshime te forta se Sherif Mukaj ishte pjese e një grupi që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

13 Qershor 2022, 14:06 Nga A.B
Vrasjen e 29-vjeçarit në Kolonjë, pista kryesore e hetimeve,
Sherif Mukaj

TIRANË- Trafiku i lëndëve narkotike mbetet pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit Sherif Mukaj. Grupi hetimor ka dyshime te forta se Sherif Mukaj ishte pjese e një grupi që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

Përfshirja e viktimës në rrjetin ndërkombëtar të narkotikeve u zbulua nga përgjimet disa-mujore të Prokurorisë se Korçës, e cila nisi hetimet pas zhdukjes se 29-vjeçarit.

Trupi i dekompozuar i Sherif Mukaj, u gjet dy ditë më parë në zonën e Kolonjës, në malin e Gramozit. Mukaj, i zhdukur që prej 10.11.2021, kërkohej nga familjarët që i kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pjesën e kafkës u konstatua një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Mukaj u identifikua përmes byrzylykyt me shkronjën E që kishte në dorë, xhup, brenda së cilit ndodhej edhe një aparat celular. Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse. 

sherif mukaj

Sondazh

Poll