Aktualitet

Vila 'Enea' e Gentian Sharrës në Elbasan, Hoxha: Sa herë kaloja pyesja kush e ka, është gjigante

Hoxha tha se vila është gjigante në madhësi dhe në hapësirë toke

13 Qershor 2022, 13:01 Nga A.B
Vila 'Enea' e Gentian Sharrës në Elbasan, Hoxha: Sa
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka pasur gjithnjë kureshtje për të ditur pronësinë e vilës 'Enea' në Elbasan. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në 'Abc', Hoxha tha se vila është gjigante në madhësi dhe në hapësirë toke. Hoxha deklaroi se edhe pse Sharra ishte i arrestuar prej vitesh nga policia, ai merrte tenderë publikë nga institucionet publike.

Ajo është një vilë e madhe dhe shumë luksoze. Është gjigante si nga madhësia ashtu edhe hapësira e tokës ku është ndërtuar. Sa herë kaloja aty dhe pyesja se kush e ka këtë vilë”, tha Hoxha duke theksuar se edhe pse ishte i arrestuar prej vitesh nga policia, Gentian Sharra merrte tenderë publikë nga institucionet publike.Pak ditë më parë kam thënë këtu që një person i arrestuar merrte tenderë publikë. Është pikërisht Gentian Shara. Kështu i ka bërë paratë dhe atë vilë”, tha Hoxha.

Vila 'Enea' u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjykata ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, Mustafa SharrëS.

Gentian Sharra ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

artan hoxha gentian sharra

Sondazh

Poll