Aktualitet

Historia e çiftit Bytyci, Fevziu: Tre djemtë e tyre u ekzekutuan nga serbët

Fevziu tregon se historia e çiftit është e trishtë por dhe krenari për shqiptarët.

13 Qershor 2022, 11:26 Nga A.B
Historia e çiftit Bytyci, Fevziu: Tre djemtë e tyre u ekzekutuan nga
Blendi Fevziu dhe cifti

SHBA- Gazetari Blendi Fevziu u takua mbrëmjen e djeshme, në darkën e 110 vjetorit të VATRËS në Neë York, me çiftin Bytyci. Fevziu tregon se historia e çiftit është e trishtë por dhe krenari për shqiptarët. Ai shpjegon se tre djemtë e familjes Bytyci lindën në Çikago mirepo iu bashkuan në vitin 1999, batalionit Atlantiku si vullnetarë në luftën e Kosovës. Ata ndihmuan një familje për t'u rikthyer në Serbi mirëpo u ekzekutuan ne mënyre makabre. Eshtrat e djemve janë gjetur në vitin 2001. 

POSTIMI I BLENDI FEVZIUT:

Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret. Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves. Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre. eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve. Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot.

blendi fevziu

Sondazh

Poll