Aktualitet

DETAJE/ Nëna e 27-vjeçarit të vrarë me tritol e arrestuar për ushtrim prostitucioni

Mësohet se nëna e 27-vjeçarit që u vra në atentatin me tritol, e identifikuar me iniciale S.K. është ndaluar para disa muajsh dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, por më pas është lënë e lirë.

13 Qershor 2022, 11:46 Nga k.m.
DETAJE/ Nëna e 27-vjeçarit të vrarë me tritol e arrestuar
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me të shkuarën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra dy ditë më parë me tritol brenda makinës së tij. Mësohet se nëna e 27-vjeçarit që u vra në atentatin me tritol, e identifikuar me iniciale S.K. është ndaluar para disa muajsh dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, por më pas është lënë e lirë. Asokohe, madje është ndaluar dhe pezulluar edhe dhëndri i saj që ishte polic i qarkullimit rrugor dhe një efektive tjetër, të cilët dyshohet se ndihmonin 53-vjeçaren, për ta mbrojtur nga kolegët e tyre. Madje ndaj tyre pati dhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Njoftimi i SHÇBA me 25 dhjetor 2021:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë: – N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.– Inspektore O.K., 27  vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”. Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën:

– 2 armë gjahu gjysëmautomatike;

– sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara. Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez para se t'i copëtoheshin të dy gjymtyrët nga shpërthimi. Po ashtu, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, ata që i kanë vendosur tritol me telekomandë poshtë mjetit në emër të Petrit Osmanit. Paraprakisht mendohet se bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut.

Por Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll