Aktualitet

E rëndë në Vlorë, vajza rrëzohet nga ballkoni i hotelit, ishte me të dashurin

Deri më tani, Policia e Vlorës ka proceduar penalisht të dashurin 29-vjeçar nga Kosova të të resë që u hodh nga ballkonit.

13 Qershor 2022, 13:00 Nga k.m.
E rëndë në Vlorë, vajza rrëzohet nga ballkoni i
Foto ilustruese

VLORË- Një e re është rrëzuar nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës, por famirësisht ka përfunduar pa dhëme që i kanë kushtuar jetën. Deri më tani, Policia e Vlorës ka proceduar penalisht të dashurin 29-vjeçar nga Kosova të të resë që u hodh nga ballkonit. Kjo pasi në dhomën e hotelit ku qëndronte  i riu me inicialet K.G., së bashku me të renë janë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe ekstazi. Vajza që u rrëzua nga ballkoni raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihen rrethanat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

vlore policia e shtetit

Sondazh

Poll