Aktualitet

Kë kërkonte RENEA në Elbasan? Artan Hoxha: Nuk e kisha dëgjuar më parë

Sipas tij, RENEA shkoi në një operacion shumë sekret, për të cilin kishin dijeni vetëm 2 persona, ndërsa efektivët që shkuan në qytet, as nuk e dinin kë kërkonin.

13 Qershor 2022, 12:20 Nga k.m.

 

Kë kërkonte RENEA në Elbasan? Artan Hoxha: Nuk e kisha
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbuloi detaje të pathëna në lidhje me operacionin e bujshëm të RENEA-s pak ditë më parë në Elbasan. Sipas tij, RENEA shkoi në një operacion shumë sekret, për të cilin kishin dijeni vetëm 2 persona, ndërsa efektivët që shkuan në qytet, as nuk e dinin kë kërkonin. Sipas gazetarit, personi i lartpërmendur njihet vetëm me iniciale dhe se deri më tani nuk është i njohur nga media dhe publiku.

Por kjo nuk do të thotë se është i rrezikshëm. 

“U është dhënë një adresë dhe një emër. As tyrupa nuk e dinte që po shkonte atje. Është një person me inicialet L.M dhe nuk e kam hasur ndonjëherë. Ai është i panjohur për ne, por jo për policinë. Nuk e di nëse ky person ka dalë për shkak të Dumanit apo Hoxhajt. Nuk dihet nëse është vrasës apo organizator atentatesh, por njeri i rrezikshëm prandaj RENEA ka shkuar në Elbasan për këtë person. U kontrollua për këtë në tre katër adresa. Kur nuk kapën këtë, RENEA ka shkuar në tregun e Elbasanit dhe kanë shoqëruar dhjetë persona. Pastaj thanë se kishin shkuar për Suel Çelën dhe në fakt nuk kishte lidhje fare me Suel Çelën”, tha Artan Hoxha.

artan hoxha renea ne elbasan

Sondazh

Poll