Aktualitet

“S'ishte e lehtë t’i afroheshe”/ U vra me eksploziv, Artan Hoxha zbulon detaje: Autorët me shumë 'para'

Artan Hoxha u shpreh se autorët kanë qenë profesionistë dhe e kanë ditur sasinë e saktë të tritolit sa për ta eliminuar Aleksandër Sadikajn.

13 Qershor 2022, 12:55 Nga k.m.
“S'ishte e lehtë t’i afroheshe”/ U vra me eksploziv,
Artan Hoxha dhe Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti viktimë e një atentati me eksploziv më 11 qershor, kishte një tjetër biznes në Tiranë, përveç resortit në Memaliaj. I riu kishte një lokal në zonën pranë rrugës “Irfan Tomini”, por duket se kjo nuk ka qenë shënjestra e përshtatshme për autorët që ta eliminonim. 

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në "ABCNews", u shpreh se autorët kanë qenë profesionistë dhe e kanë ditur sasinë e saktë të tritolit sa për ta eliminuar Aleksandër Sadikajn. E se sipas tij, kishin zgjedhur atë mënyrë për ta ekzekutuar, pasi nuk i afroheshin dot më shumë. 

“Viktima ka një lokal që më parë quhej “Ofiçina”. Tani më duket ka një emër “Sancco” ashtu si te resorti i viktimës. Autorët e kanë ndjekur dhe kanë parë momentin. Kishte dalë nga makina vete. Ndihma e parë është dhënë nga persona të tjerë. Ai në spital ka arritur vonë. Mbase edhe mund të mbijetonte. Pamjet ishin shumë të frikshme. Pamje shumë të rënda. Nuk ishte e lehtë  t’i afroheshe atij. Ata kanë gjetur garanci për të realizuar 100% këtë punë me eksploziv.  Kanë vendosur një sasi eksploziv me një minë të tillë për të siguruar se ai nuk do mbijetonte. Autorët kanë pasur burime financiare të mëdha dhe burime njerëzore të mëdha. Kanë qenë shumë të motivuar,”- tha Artan Hoxha.

 

artan hoxha vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll