Politike

FT- 'Vish çorapet e kuqe dhe martohu', Rama 'shkel' kushtin e Majkos, ia tregon në sy 

Rama i ka rikujtuar Majkos se çorapet vazhdon t'i mbajë veshur.

13 Qershor 2022, 07:08 Nga A.B

 FT- 'Vish çorapet e kuqe dhe martohu', Rama 'shkel'

Paneli Majko dhe Edi Rama

TIRANË- Dy kushtet e Pandeli Majkos për kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim janë harruar. “Hiq çorapet e kuqe dhe martohu!- ishin kushtet e deputetit të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me qeverinë e Ramës. 

Mirëpo, pas largimit të Majkos nga Kuvendi, duke qënë se nuk mundi të fitonte dot një mandat pas zgjedhjeve, Rama iu kthye zakonit të vjetër të çorapeve të kuqe. Edhe pse tashmë Majko është rikthyer në Kuvend (për shkak të largimit të Alqi Bllakos), Rama i ka rikujtuar se çorapet vazhdon t'i mbajë veshur. 

FT- 'Vish çorapet e kuqe dhe martohu', Rama 'shkel'

Në festën e djeshme të 31-vjetorit të Partisë Socialiste, Majko dhe Rama u panë mjaft të afërm me njëri-tjetrin e madje, kryeministri tregoi për kamerën çorapet e kuqe. Fotot e ndara në rrjetet sociale nga fotografi Agim Rama tregojnë se situata u kalua me shumë humor dhe nga Majko.

pandeli majko edi rama

Sondazh

Poll